Shoferi lëvizte me shpejtësi 208 km/h, gjobitet nga policia

Maqedonia

Shoferi lëvizte me shpejtësi 208 km/h, gjobitet nga policia

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Tejkalimi i shpejtësisë së lëvizjes me automjete mbetet një ndër problematikat më të mëdha në komunikacionin rrugor.

Edhe përkundër sanksioneve të shumta nga punonjësit e policisë, shoferët vazhdojnë të lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

Njësiti kontrollues i policisë për siguri në komunikacionin rrugor sot më datë 10 Qershor 2022 në periudhën prej orës 08.00 deri në ora 15.00 ka kryer kontrollin e përforcuar aksionar në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 99 shoferë.

Prej tyre, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat