Samit Evropian për digjitalizimin e gjyqësisë në Ohër

Maqedonia

Samit Evropian për digjitalizimin e gjyqësisë në Ohër

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:48

“Përfitimet e Revolucionit të 4-të industrial si mekanizëm për rikthimin e besimit në gjyqësi” është tema e Samitit Evropian për Digjitalizimin e gjyqësisë, i cili do të mbahet në Ohër në tri ditët e ardhshme, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe nën patronatin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski.

Sipas organizatorëve, në samit priten fjalime përshëndetëse nga presidenti Stevo Pendarovski, ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja dhe Georg Stava nga Ministria Federale e Drejtësisë austriake.

Paneli i parë titullohet “Ndërtimi i vullnetit politik dhe mundësimi i burimeve të qëndrueshme për digjitalizimin e sistemit gjyqësor” i cili, sipas organizatorit, synon përmes prezantimeve dhe diskutimeve të fokusohet në dokumentet ekzistuese të politikave për digjitalizim gjyqësor, shkëmbimin e përvojave individuale dhe njohurive të proceseve të tranzicionit digjital në sistemet e tyre gjyqësore. Panelistë për këtë diskutim janë Komisari për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhei, zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendësministri turk i Drejtësisë Zekerija Birkan, ministri kroat i Drejtësisë dhe Administratës Ivan Malenica, ministri i Drejtësisë së Bosnja e Hercegovinës – Josip Grubisha dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë.

Në panelin e dytë “Domosdoshmëria e transformimit digjital të gjyqësisë”, sipas agjendës, prokurori publik Lubomir Joveski, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska, Georg Stava nga Ministria Federale e Drejtësisë së Austrisë, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Antonio Jolevski dhe prokurorja publike e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska do të japin mendimet dhe propozimet e tyre.

Në panelet e tjera do të flasin për përfitimet e digjitalizimit në gjyqësor, përdorimin e zgjidhjeve moderne teknologjike për akses të barabartë në drejtësi, digjitalizimin, aksesin në drejtësi dhe gjykimin në distancë, ndërveprueshmërinë ndërmjet gjyqësorit dhe organeve dhe institucioneve shtetërore, digjitalizimin për drejtësi më efektive, përvojat rajonale me transformimin digjital në gjyqësi, digjitalizimi si qasje në ushtrimin e funksionit gjyqësor.

Qëllimi, sqarojnë organizatorët, është që përmes prezantimeve dhe diskutimit të theksohen nevojat dhe gatishmëria e gjyqësorit dhe prokurorisë publike për të pranuar qasjen digjitale në punën për drejtësi më efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat