Vitin e kaluar në Maqedoni janë ndërtuar mbi 2600 objekte

Maqedonia

Vitin e kaluar në Maqedoni janë ndërtuar mbi 2600 objekte

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2021, subjektet afariste të cilët merren me veprimtari ndërtimi kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 32.470.968 denarë. Prej tyre 13.004.936 denarë janë për objekte në pronë individuale.

Gjatë vitit 2021 janë ndërtuar gjithsej 2.665 objekte, ndërsa janë kryer 3.235 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 211.252 m2, nga të cilët 3.099 janë në pronësi individuale.

Sipërfaqja e përgjithshme e banesave të përgjithshme është 65,3 m2.

Sipas rajoneve, më shumë është ndërtuar në rajonin e Shkupit, më pas në rajonin Jugperëndimor, të Pellagonisë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat