Rroba dhe pjesë e një kufome njeriu janë gjetur në Kriva Pallankë

Maqedonia

Rroba dhe pjesë e një kufome njeriu janë gjetur në Kriva Pallankë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Në afërsi të Kriva Pallankës janë gjetur mbetjet e një kufome njerëzore.

Një pjesë e një trupi njerëzore është gjetur në një livadh në fshatin Konopnicë, pasditen e djeshme, njoftojnë nga policia.

Gjatë ditës së djeshme në orën 17:00 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në një livadh në Konopnicë janë gjetur rroba dhe një pjesë e kufomës së njeriut.

“Menjëherë është lajmëruar prokurori publik, është bërë kontroll nga ekipi i SPB-së në Kriva Pallankë dhe do të bëhet autopsi”, njofton zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, Ivana Mlladenovska.

Nga atje thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat