Bislimoski: KRRE javën e ardhshme do t’i përcaktojë blloqet për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal

Maqedonia

Bislimoski: KRRE javën e ardhshme do t’i përcaktojë blloqet për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 14:33
Marko Bislimoski

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) është në përfundim të analizave dhe javën e ardhshme do t’i përcaktojë blloqet për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal të energjisë elektrike, njoftoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

“Tani e tutje me siguri mund të them se do të shtohen blloqet, e konkretisht për sa do të informojmë gjatë javës së ardhshme”, tha Bislimoski në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se bllok-tarifat do të vlejnë ekskluzivisht për amvisëritë dhe do t’i referohen tarifës së lartë ditore, gjegjësisht rrymës së shtrenjtë.

“Analizat i bëjmë para së gjithash në bllokun e dytë dhe të tretë dhe sidomos kufijtë e tyre do të jenë më të larta se ato që janë paraqitur në seancat publike”, ka theksuar Bislimoski.

Kreu i KRRE-së theksoi se për shkak të keqpërdorimeve që kanë bërë konsumatorët e vegjël, të cilët janë kthyer nga tregu i lirë në tregun e rregulluar, janë bërë shpenzime të paplanifikuara prej 33 milionë eurosh për import shtesë të energjisë elektrike, që siç tha ai do të rëndojnë çmimin që paguanin familjet.

“Për këtë arsye ne po kërkojmë mënyrë për të parandaluar këtë sjellje jo korrekte të kompanive dhe komunave të caktuara në vend, sepse kjo bën presion serioz mbi çmimin”, tha Bislimoski.

Fillimisht ishte planifikuar që blloku i parë të ishin konsumatorët që konsumojnë deri në 210 kilovat orë energji elektrike, blloku i dytë nga 211 në 420, blloku i tretë nga 421 në 630 dhe blloku i tretë mbi 630 kilovat orë energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat