ASH: Ministri Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, le t’i pranojë propozimet tona

Maqedonia

ASH: Ministri Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, le t’i pranojë propozimet tona

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët në një reagim me shkrim thonë se Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë.

Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore.

“Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë” thonë nga ASH.

Nga partia thonë se “sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kurriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja”, thuhet në reagimin e ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat