Propozimi francez shkakton përleshje fizike ndërmjet simpatizantëve të VMRO-së dhe GERB-it

Maqedonia

Propozimi francez shkakton përleshje fizike ndërmjet simpatizantëve të VMRO-së dhe GERB-it

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Anëtarë, simpatizantë dhe politikanë nga partia VMRO e Bullgarisë udhëhequr nga Angel Xhambaski janë mbledhur mbrëmë përpara shtëpisë së ish-presidentit bullgar. Bojko Borisov në Bankaja.

Ata me parulla në duar: “Mos e falni Maqedoninë”, “Mos u mashtroni nga Maqedonia”, kanë protestuar ashpër, pasi partia GERB përkrahi hapjen e nagociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe u deklarua pro largimit të vetos.

Në vendngjarje pas turmës së VMRO-së kanë ardhur dhe simpatizantë dhe politikanë nga partia GERB e Borisovit.

Mediat bullgare raportojnë se në mes tyre menjëherë pas mesnate janë ngritur tonet dhe ka eskaluar situata në dhunë fizike.

Pas intevenimit të ish-presidentit Borisov, liderit te VMRO-së bullgare Xhambaskit dhe policisë, palët e konfliktit janë shpërndarë, ndërsa Xhambaski ka shprehur kërkim falje pasi ideja e protestës sipas tij, nuk ka qenë që situata të eskaloj por të shprehin një revoltë gjithë kombetare ndaj asaj që po ndodh për çështjen e Maqedonisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat