LSDM: OBRM-PDUKM duhet tu kërkoj falje qytetarëve për gënjeshtrat e shpërndara

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM duhet tu kërkoj falje qytetarëve për gënjeshtrat e shpërndara

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:06
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM, në periudhën kur po zgjidhej procesi i integrimeve evropiane të vendit, shpërndau gënjeshtra përmes të cilave u përpoq të minonte pozitat shtetërore me Bullgarinë, frikësonte opinionin duke shitur kinse gjuhën maqedonase, identitetin dhe historinë maqedonase, gënjeu për njëfarë asimilimi dhe bullgarizimi të shtetit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Pas gjithë kësaj, më e pakta që mund të bëjnë në Pallatin e Bardhë është t’u kërkojnë falje qytetarëve për gënjeshtrat e rënda që kanë përhapur dhe pastaj të kërkojnë përgjegjësi nga Mickoski.

Mickoski duhet të dalë nga matrica destruktive dhe në vend të interesave të mentorit të tij Nikolla Gruevski, në vend të qendrave të tjera të pushtetit, më në fund të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve”, akuzojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat