Ministria e Bujqësisë-Maqedoni: Bujqit të aplikojnë për tokë deri më 21 korrik

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë-Maqedoni: Bujqit të aplikojnë për tokë deri më 21 korrik

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) ka shpallur dy shpallje publike shtesë me të cilën bujqve u vihen në dispozicion 3.769 hektarë tokë bujqësore me sipërfaqe mbi 3 hektarë.

Shpallja e parë publike përfshin 5.29 hektarë tokë bujqësore mbi 3 hektarë, të shpërndara në 10 rajone në mbarë vendin: Berovë, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Koçan, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish dhe Shtip.

Qëllimi i tokës së dhënë me qira për shpalljen e parë publike është kultivimi i kulturave bujqësore për prodhimin e foragjereve (drithëra, kultura foragjere dhe industriale) për një periudhë deri në 15 vjet.

Në këtë shpallje publike kanë të drejtë të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë vendas dhe persona juridikë të huaj. Sipërfaqja minimale e tokës bujqësore shtetërore që mund t’i jepet me qira një pjesëmarrësi është 3 hektarë, nëse ofertuesi dorëzon vërtetim nga një stacion veterinar i autorizuar për asgjësimin e së paku 5 krerë gjedhë ose thundrakë, pra 50 dele ose dhi, gjegjësisht 20 derra, 500 pula, gjela deti, pata, rosat ose pulat e detit.

Sipërfaqja maksimale në të cilën një pjesëmarrës mund të aplikojë për këtë shpallje publike është 20 hektarë.

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore e dhënë me qira me shpalljen e dytë publike është 3.240 hektarë, e shpërndarë në 22 rajone në mbarë vendin: Berovë, Vallandovë, Vinicë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Koçan, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Strugë, Strumicë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Çair.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 30 ditë nga publikimi i shpalljes publike në Fletoren Zyrtare, pra deri më 21 korrik 2022. Procedura për shpërndarjen e tokës bujqësore kryhet me ankand publik elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat