Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,82% në raport me vendimin e datës 23.06.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,945%, te nafta për 1,174%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,425% dhe te mazuti ka ulje për 1,806%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 0,986 denarë/kg dhe do te jet 53,305 den/kg.

Nga data 28.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 109,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 111,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 109,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 107,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 53,305 do të shitet për (denarë/kilogram).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat