Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

Maqedonia

Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane (KÇE) duke thënë se OBRM-PDUKM është nxitës i incidentit dhe për këtë do të përgjigjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa herë që tema e drejtësisë është në rend dite në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, krijon tensione dhe sot ka tentuar të provokojë edhe konfrontim fizik.

Kjo sepse OBRM-PDUKM mbron ashpër kriminelët e regjimit dhe është gjithmonë kundër funksionimit të sistemit gjyqësor.

Problemin me mungesën e gjyqtarëve OBRM-PDUKM nuk dëshiron ta zgjidhë vetëm për të ulur efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe me shpresën se do të thotë ngadalësimi i rasteve që çojnë direkt në Shtëpinë e Bardh” thonë nga LSDM.

Përndryshe, sot në Komisionin për Çështje Evropiane (KÇE) Arbër Ademi si kryesues i komisionit ka reaguar me dhunë ndaj Antoni Milloshovskit, i cili së bashku me deputetët tjerë të opozitës kanë dëmtuar paisjet për fjalë në këtë komision, duke prishur mikrofonin dhe paisjet tjera elektronike të foltores së sallës për komisione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat