Sërish tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Micevski: Kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut

Maqedonia

Sërish tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Micevski: Kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:57
Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Për momentin në Kuvend sërish po mbahet seanca e Komisionit për Çështje Evropiane, ku dje ka ndodhur një incident.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, ka reaguar sepse nënkryetarja Arta Biljali Zendeli mendon se rendi i ditës është miratuar, ndërsa deputetët e opozitë thonë se nuk është votuar për të.

Deputetët e opozitës filluan të godasin tavolinat me duar dhe shishe.

“Kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut nuk kanë turp, kështu po bëni, kërkoni falje dhe u thoni kolegëve se nuk mund ta bëj këtë”, tha Micevski i cili kërkoi që seanca të vazhdojë në mënyrë procedurale. Ai theksoi se dje kanë pasur një incident fizik, ndërsa sot kanë një incident verbal”.

Pas fjalës së Micevskit, Zendeli dha një pushim prej 30 minutash.

Pamjet mund t'i ndiqni KETU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat