Arrestohet një polic dhe dy bashkëpunëtorë të tij për zhvatjen e një biznesmeni në Shkup

Maqedonia

Arrestohet një polic dhe dy bashkëpunëtorë të tij për zhvatjen e një biznesmeni në Shkup

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona (S.D dhe N.K) të dyshuar për zhvatje. Bashkë me to është arrestuar edhe një polic me inicialet M.R, i sistemuar në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ish-pjesëtar i ekipit të sigurisë së një-ish kryeministri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zhvatje ndaj biznesmenit me inicialet A.K, ndërsa motivi i zhvtajes është një borxh i vitit 2004 me vlerë prej 63.500 euro.

Në vitin 2019 biznesmenit përmes kërcënimeve me jetë i janë kërkuar 440 mijë euro, ndërsa deri më 30 qershor 2022 dy të dyshuarit përmes një personi të tretë që më pas rezultoi të jetë polic, i janë kërkuar 560 mijë euro.

Për momentin të dyshuarit ndodhen në Prokurori ku edhe mund të pritet caktimi i masave të kujdesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat