Shkup: Sanksionohen 219 shoferë, 55 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Shkup: Sanksionohen 219 shoferë, 55 për vozitje të shpejtë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje më 01 qershor 2022 me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, nga të cilat 55 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 30 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 10 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 3 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), katër masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, katër masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat