OBRM Popullore: Maqedonia le t’a miratoj propozimin francez

Maqedonia

OBRM Popullore: Maqedonia le t’a miratoj propozimin francez

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Partia OBRM Popullore ka komentuar propozimin francez i cili ka arritur së fundmi në Maqedoni.

Sipas tyre, propozimi francez është zgjidhja ideale e problemit disa vjeçar me Bullgarinë, sepse i njejti pranon identitetin dhe gjuhën pa asnjë fusnotë, prandaj si i tillë duhet edhe të miratohet.

“Partia Popullore ka analizuar versionin e fundit dhe të ndryshuar të “propozimit francez”, dhe vlerëson se në të nuk ka asgjë që e kërcënon gjuhën dhe identitetin. Çdo marrëveshje është një lloj kompromisi, por fakti është se pala bullgare ka devijuar më shumë nga qëndrimi i fundit, i ashtuquajturi qëndrim kornizë me të cilin vetë Maqedonia duhej të pranonte dhe të shpallte se gjuha dhe kombi maqedonas janë krijuar që nga viti 1945”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e OBRM – Partia Popullore.

Nga partia thonë se e pranojnë propozimin dhe theksojnë se “nuk duhet ta lëshojmë këtë propozim të fundit që hap integrimet evropiane të Maqedonisë”.

“Partia Popullore u bën thirrje të gjithë kritikëve të “propozimit francez” që një gjë të tillë të mos e bëjnë me refuzim të të gjithë propozimit gjatë fushatës, por të specifikojnë kritikat e tyre, cili nen apo cilin paragraf të propozimit e konsiderojnë se cenon identitetin maqedonas. Nëse nuk ka një kritikë të tillë, do të konsiderojmë se ata i qasen tekstit në mënyrë fushate, dhe nuk kanë ndonjë vërejtje thelbësore. Partia Popullore nuk mund të mos komentojë sjelljen e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili mori pjesë drejtpërdrejt në nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë fqinje dhe hartoi një marrëveshje të pashprehur që na shkakton probleme edhe sot e kësaj dite”, thonë nga partia.

Qëndrimi i OBRM-së Popullore është se në këtë moment Maqedonia më së paku ka nevojë për sjellje kuazi-patriotike, por duhet një qëndrim burrështetas i të gjithë atyre që janë thirrur të jenë përgjegjës për të ardhmen e shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat