Kovaçevski-Michel: Maqedonia ndodhet në momente vendimtare drejt avancimit të çështjeve shtetërore

Maqedonia

Kovaçevski-Michel: Maqedonia ndodhet në momente vendimtare drejt avancimit të çështjeve shtetërore

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:56
Foto nga takimi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetari i Këshillit Evropian Michel, potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit.

Të dy palët theksuan se propozimi parasheh gjuhë të pastër maqedone, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së.

Në takim nga ana e Kryetarit të Këshillit Evropian edhe njëherë u potencua mbështetja dhe angazhimi i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këto janë momente kyçe për avancimin e shtetit tonë në aspekt ekonomik, politik dhe në aspekt sociologjik.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të veçantë për shtetin në përmbushjen e qëllimit themelor strategjik, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se ditët e kaluara propozimi i Presidencës franceze është diskutuar në takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, me korin diplomatik, sektorin civil, me përfaqësues të opinionit ekspert dhe mediave, si dhe me partitë opozitare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat