Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

Maqedonia

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit të Serbisë, Tatjana Matiq, sot pas takimit në Beograd me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi, deklaroi se të dy vendet së bashku me Maqedoninë e Veriut si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” do të krijojnë platformë të përbashkët digjitale të ofertës turistike me këto vende, lajmëroi korrespodenti i AIM-s në Beograd.

Ministrat për Turizëm të Serbisë dhe Shqipërisë paralajmëruan edhe krijimin e qendrës së përbashkët rajonale për zgjidhjen e problemit me mungesë të fuqisë punëtore si dhe projekt të lidhur me digjitalizimin e ofertës turistike.

“Do të dëshironim që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të na bashkohet në këtë projekt, me qëllim që të kemi platformë të përbashkët digjitale në korniza të nismës “Ballkani i Hapur”, tha Matiq.

Matiq theksoi se kompania ajrore serbe “Air Serbia” planifikon deri në fund të vitit të vendos fluturime të drejtpërdrejta deri në Kinë dhe se paraqitja e përbashkët e këtyre tregjeve dukshëm do ta rrisë numrin e turistëve të huaj.

Matiq dhe Kumbaro Furxhi u pajtuan se integrimi rajonal është kyç për arritjen e suksesit, veçanërisht në turizëm dhe sektorin tregtar.

Ajo rikujtoi se në vitin 2021 në Shqipëri ka pasur 5,6 milion turisë, prej të cilave pjesë e rëndësishme ka qenë nga Serbia dhe në vitin 2019 dhe 2021 numri i turistëve serb në Shqipëri është rritur për 110 për qind.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat