LSDM: Mos të tentoj Mickoski që pëmes partnerit të tij Apasiev të përsërisë 27 prillin

Maqedonia

LSDM: Mos të tentoj Mickoski që pëmes partnerit të tij Apasiev të përsërisë 27 prillin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Dhuna në protesta, njerëz me maska, policë të plagosur, kjo është fytyra e vërtetë e dhunshme e OBRM-PDUKM-së dhe “E Majtës” pro-ruse, akuzojnë nga LSDM.

Sipas tyre, “Dimitar Apasiev dhe E Majta kot po arsyetohen, vetë Apasiev ka paralajmëruar se do të radikalizojë protestat”.

“Nga ana tjetër, Hristijan Mickoski nuk distancohet nga qëndrimet e Apasiev për radikalizimin, por e përkrah dhe fton qytetarët.

LSDM së bashku me institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë askënd që ta kërcënojë stabilitetin e shtetit. Mickoski mos të mundohet që përmes partnerit të tij Apasiev ta përsërisë 27 prillin, këtë nuk do ta lejojmë”, thuhet në deklaratën e partisë së LSDM-së.

Edhe sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez për zhbllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat