Theret me thikë një i burgosur në burgun e Idrizovës

Maqedonia

Theret me thikë një i burgosur në burgun e Idrizovës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Një i burgosur është therur me thikë në hapësirat e Burgut të Idrizvës.

Rastin e kanë konfirmuar nga Mnistria e Punëve të Brendshme.

“Më 06.08.2022 në ora 00:20 në SPB Shkup, nga Qendra Ndëshkuese Përmisuese, Burgu Idrizovë është raportuar se rreth orës 23:40 në një nga repartet në institucionin i dënuari me iniciale S.M (36) nga Struga është lënduar me send të mprehtë. Personi në fjalë është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për tretman mjekësor”, thonë nga MPB.

Prej aty njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat