Ka ndërruar jetë një 46 vjeçare e cila u rrah brutalisht nga partneri i saj 51 vjeçar nga Velesi

Maqedonia

Ka ndërruar jetë një 46 vjeçare e cila u rrah brutalisht nga partneri i saj 51 vjeçar nga Velesi

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Dje në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë një 46-vjeçare nga Negotina, e cila ishte rrahur brutalisht nga partneri i saj P.N. (51) në orët e para të mëngjesit të datës dy gusht.

Që atëherë ajo për shkak të plagëve të rënda ishte në koma dhe ka luftuar për jetën.

Sipas mjekes Maja Moisova, shefe e Klinikës së Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv, gruaja është sjellë tek ata me lëndime shumë të rënda në tru dhe në kafkë.

“Pacientja na u soll në koma. Bëhej fjalë për lëndime shumë të rënda të trurit dhe kafkës dhe ajo u operua menjëherë. Fatkeqësisht, ajo vdiq” – ka thënë doktoresha Moysova për “Fokus”.

Negotina është në shok nga ngjarja.

Viktima ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, dhe me P.N. ishte në një lidhje për një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme – Veles, në shtëpinë ku jetonin, ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka goditur me doreza boksi në kokë.

Ngjarja në polici është raportuar nga mjeku kujdestar nga Shërbimi Emergjent Mjekësor i Negotinës, pas së cilës autori në orën 03:35 është privuar nga liria nga ana e punonjësve policorë.

Dhuna ndaj grave në Maqedoni është një problem aktual që nuk mund të zhduket, përkundër të gjitha fushatave që janë duke u realizuar.

Sipas hulumtimit të Rrjetit nacional kundër dhunës dhe dhunës në familje, në Maqedoni çdo e treta grua është viktimë e dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat