Zjarri në lokalitetin Furka vazhdon të mbetet aktiv

Maqedonia

Zjarri në lokalitetin Furka vazhdon të mbetet aktiv

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Zjarri në lokalitetin Furka që ndodhet mes komunës së Dojranit dhe Bogdancit edhe më tej vazhdon të mbetet aktiv, por me një intensitet të zvogëluar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga ky institucion thonë se rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës në terren kanë dalë 40 deri në 50 persona, që kanë ndihmuar në uljen e intensitetit të zjarrit.

Ky ekip siç thonë nga QMK-ja përbëhej nga përfaqësues të institucioneve kompetente dhe popullsia lokale.

Nga kjo qendër njoftojnë gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shuar 12 zjarre nëpër rajone të ndryshme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat