Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e Shkupit

Maqedonia

Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e Shkupit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:13
Ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se në ditët e fundjavës që vjen në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri kundër formave të rritura të mushkonjave.

Spërkatja kundër mushkonjave do të kryhet më 13 gusht 2022 (e shtunë) dhe 14 gusht 2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat