OBRM-PDUKM: Qeveria ka shkaktuar kaos në arsim

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria ka shkaktuar kaos në arsim

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja opozitare akuzon pushtetin LSDM-BDI se ka shkaktuar kaos në arsim dhe se nuk ka libra e dëftesa, por vetëm improvizime.

Nga partia e Hristijan Mickovskit thonë se në vend që Ministria e Arsimit të krijojë plan dhe strategji, ajo ka dëshmuar paaftësi dhe papërgjegjësi.

“Arsimtarët dhe kuadri arsimor ballafaqohen me kolaps total të sistemit, ndërsa në më pak se gjysmë muaji deri në fillimin e vitit shkollor nuk ka libra. Në vend të librave ofrohen materiale për mësim, doracakë, udhëzime dhe eksperimente të ngjashme të cilat nuk mund të jenë alternativë e plotë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas opozitës maqedonase, për shkak të pushtetit LSDM – BDI arsimi fundoset ashtu si të gjitha sferat tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat