Maqedonia lindore përfshihet nga ethet e derrave afrikane

Maqedonia

Maqedonia lindore përfshihet nga ethet e derrave afrikane

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Biznesi i mbarështimit të derrave dhe prodhimit të mishit në Maqedoninë lindore është nën sulm nga ethet e derrave afrikane.

Sëmundja është përhapur edhe në rajonin e Koçanit, raste të reja ka në fshatrat Trkanje dhe Presekë. Sipas autoriteteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, këto raste nuk kanë të bëjnë me rastin e disa ditëve më parë në fshatin e gurtë të Moshticës. Shërbimet janë në terren, pas së cilës do të bëhet e ditur se sa derra në rajonin e Koçanit do të asgjësohen, njofton “Telma”.

Pas rastit në Koçan, të prekur janë edhe blegtorët në Shtip.

AUV u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të derrave nëse vërejnë ndonjë ndryshim te kafshët ta raportojnë. Nëse janë ethet e derrave afrikane dhe kafshët asgjësohen, agjencia paguan dëmin, por jo nëse raportohen derrat të ngordhur.

Fermerët e derrave paralajmërojnë se nëse nuk ndalet përhapja e sëmundjes do të jemi të varur nga importi i derrit dhe kështu çmimi do të rritet në mënyrë drastike.

Ethet e derrave afrikanë u shfaqën para shtatë muajsh në fshatin malor Dramçe të Dellçevës, ndërsa tani po përhapet edhe në Koçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat