Përleshje masive në Gostivar, përfundojnë në pranga tetë persona

Maqedonia

Përleshje masive në Gostivar, përfundojnë në pranga tetë persona

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një përleshje masive ndërmjet tetë personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gostivarit.

Rastin e kanë konfirmuar nga SPB Tetovë.

“Dje (10-gusht) në mbrëmje prej ora 20:45 deri në ora 21:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.A.(25) nga Debreshi i Gostivarit, D.A.(46) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, E.A.(27) F.A.(53) nga Toplica e Gostivarit, (34)-vjeçarin R.M. nga Gostivari dhe tre të mitur nga Debreshi dhe Gjurgjevishti, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike para një objekti hotelierik, duke shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe nga përleshja është dëmtuar dukshëm edhe objekti”, thuhet në raportin e dërguar.

Për të parandaluar përleshjen që të kalon në përmasa më të mëdha, një zyrtar policor ka shtënë një plumb paralajmërues në ajër.

Të gjithë personat e përfshirë në përleshje janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të përballen me parashtresat përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat