Prodhuesit e orizit bllokojnë rrugën Shtip-Koçan

Maqedonia

Prodhuesit e orizit bllokojnë rrugën Shtip-Koçan

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se prodhuesit e orizit sot kanë bllokuar rrugën Shtip-Koçan

“Komunikacioni në drejtim nga Shtipi në Koçan në rrugën A3 Koçan – Shtip afër fshatit Obleshevë që nga ora 10:15 është bllokuar nga 12 makina bujqësore të rreth 80-100 qytetarë-prodhues të orizit”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje njoftojnë se komunikacion në këtë pjesë të vendit po zhvillohet në rrugë alternative.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat