Edhe shteti i Maqedonisë pjesëmarrës në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork

Maqedonia

Edhe shteti i Maqedonisë pjesëmarrës në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani prej nesër e deri më 24 shtator do të marrin pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kumtuan nga MPJ, Osmani do të marrë pjesë në mbrëmjen transatlantike të ministrave të jashtë të NATO-s, organizuar nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken.

Do të marrë pjesë edhe në takimin e Kartës së Adriatikut A5, si dhe në takimin e organizuar nga Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal.

Shefi i diplomacisë Osmani do të marrë pjesë edhe në takimin e vendeve të Nismës Qendrore-Evropiane (NQE) dhe në forume të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për bashkëpunim.

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme, siç është paralajmëruar, Osmani do të realizojë takime të shumta bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së, në kontekst të kryesimit tonë me këtë organizatë, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkaq do ta shfrytëzojë mundësinë ët realizojë takim edhe me përfaqësues të diasporës sonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat