Mickoski: Xhaferi një ditë do të përgjigjet për refuzimin e iniciativës për referendum

Maqedonia

Mickoski: Xhaferi një ditë do të përgjigjet për refuzimin e iniciativës për referendum

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:01
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM do të vazhdojë me rrënimin e kësaj qeverie derisa të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Në lidhje me atë nëse partia opozitare do ta mbështesë nismën e “Të Majtës”, ai tha se “mund të luajmë lojën e dorëzimit të iniciativave deri në pafundësi”, por se është krijuar një precedent me iniciativën e OBRM-PDUKM-së, për të cilën kryetari i Kuvendit do të përgjigje një ditë.

“Por shikoni, kemi paraqitur një iniciativë që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Një njeri në Kuvend e vendos veten mbi të gjitha ligjet dhe mbi Kushtetutën dhe krijon një precedent. Ai precedent shumë shpejt do të bëhet praktikë dhe që të mos bëhet praktikë duhet të mbajë përgjegjësi ai që e ka krijuar atë precedent.

Dhe ai një ditë do të përgjigjet, sepse nuk do të jetë përgjithmonë në atë vend, partia e tij nuk do të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë, ai shumë shpejt do të jetë në opozitë dhe ai njeri do të përgjigjet për veprimet e tij”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat