Vazhdon sot debati për gjendjen me krizën energjetike në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon sot debati për gjendjen me krizën energjetike në Maqedoni

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 08:50
Kuvendi i Maqedonisë

Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot.

Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.

Sipas propozimit të qeverisë, gjendja e krizës në të gjithë territorin e vendit duhet të zgjatet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, shpallja e gjendjes së krizës do t’u mundësojë mekanizmave që të përballen me krizën energjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat