OBRM-PDUKM: Gjykata duhet të përcaktojë aftësitë fizike të Kovaçevskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjykata duhet të përcaktojë aftësitë fizike të Kovaçevskit

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:41
OBRM-PDUKM

Në momentin që Kovaçevski ka braktisur shërbimin ushtarak me aktin e paaftësisë së përhershme, atëherë ekzistojnë dyshime të arsyeshme, në bazë të neneve 34, 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit për procedurën jashtë kontestimore, të iniciohet proces për ekzaminim dhe konfiskimin e licencës për aftësi fizike, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se pasi ka ditur të vrapojë për justifikime për paaftësinë kur i është dashur t’i përgjigjet thirrjes së shtetit, atëherë tani që është kryeministër duhet të përcaktohet nëse është në gjendje të ushtrojë funksionin.

“Dikur ai kishte diagnozën e paaftësisë së përhershme, tani duhet të shohim nëse paaftësia ka përparuar apo është status quo.

Aftësia fizike është veçanërisht e rëndësishme për postin e kryeministrit, ndaj i bëjmë thirrje gjykatës që të reagojë menjëherë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat