Bytyqi: Qytetarët të jenë të qetë, do të ketë edhe ngrohje termike edhe gaz

Maqedonia

Bytyqi: Qytetarët të jenë të qetë, do të ketë edhe ngrohje termike edhe gaz

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:33
Fatmir Bytyqi

Qytetarët të jenë të qetë, do të ketë energji termike, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Bytyqi informoi se është siguruar edhe gaz.

“ESM dhe “Adora” hyjnë në negociata që duhet të respektojnë të gjitha rregulloret dhe procedurat ligjore. Gjithçka e mundshme do të bëhet. Ne themi se sigurisht që do të ketë energji termike për qytetarët dhe ata të jenë të qetë. Po, ofrohet edhe gazi. Cili është burimi është më pak i rëndësishëm, e rëndësishme është që ka gaz”, tha Bytyqi.

Sipas tij, vendimi i RKE, e cila është organ i pavarur, mund të kërkohet dhe neni tre është i qartë dhe vendimtar.

“Ka ardhur koha për ata që dinë të lexojnë dhe interpretojnë. Qytetarët duhet të besojnë edhe pak. Ashtu si në janar kemi siguruar energji termike kur kemi mbetur në baltë, edhe tani do të ketë energji termike për qytetarët e Shkupit. Pavarësisht nëse është ESM apo BEG, qytetarët do të marrin energji termike. Duke qenë se nuk jam i kënaqur me sjelljen e partnerit fillestar, do të doja që ta bënte ESM-ja”, theksoi zëvendëskryeministri dhe tha edhe një herë se askush nuk mund të distancohet nga ligji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat