​‘Fluturon’ vetura në lumin Vardar, po kërkohet për gjetjen e shoferit

Maqedonia

​‘Fluturon’ vetura në lumin Vardar, po kërkohet për gjetjen e shoferit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Është aksidentuar një veturë me tabela të Kumanovës, tek ura hyrëse për në fshatin Zhelinë nga autostrada, shkruan Alsat.

Nga shpejtësia e madhe vetura ka fluturuar në shtratin e lumit Vardar.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ku tashmë vetura është larguar nga shtrati i lumit, derisa po punohet në gjetjen e vozitësit dhe verifikimit se a ka pasur pasagjerë të tjerë në veturë.

Këtë e kanë konfirmuar për Alsat, Policia në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat