Rashidi: Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë

Maqedonia

Rashidi: Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:24
Syrija Rashidi

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Partia nuk ka diskutuar për hyrje të mundshme në qeveri, nëse diçka merret si ofertë, organet partiake mund ta diskutojnë dhe ta shqyrtojnë. Përderisa nuk ka një gjë të tillë, është spekulim i pastër”.

Këtë e deklaroi sot deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, në lidhje me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Aktualisht jemi të angazhuar në strukturimin e partisë kudo që jetojnë votuesit tanë. Kjo është më e rëndësishmja për momentin”, tha Rashidi.

Ai në konferencën për shtyp akuzoi se zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i ndërmarrjes së “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, ia dhanë tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 “Konsorciumit IGH” nga Zagrebi, në pronësi të oligarkëve rusë të afërt me Vlladimir Putinin dhe FSB-në ruse, por siç tha, “për fat të mirë kontrata dështoi sepse “Instituti IGH” nuk depozitoi në kohë garancinë bankare të parashikuar në marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat