Qyteti i Shkupit emëron drejtorët e rinj

Maqedonia

Qyteti i Shkupit emëron drejtorët e rinj

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:54
Radmila Pesheva

Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të rinj nëpër ndërmarrjet publike.

Radmila Pesheva është emëruar në menaxhimin e N.P Lajka, ndërsa Said Said është emëruar në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Rrugicave.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në N.P Parkingjet e Qytetit te Shkupit është emëruar Krste Petrevski, në NP Parqet dhe gjelbërimet është emëruar Zuhejr Rexhepi, ndërsa në N.P Drisla është emëruar Aleksandar Kuzinakov. Në NP Higjiena Komunale do të vazhdoj të udhëheq Kosana Mazneva, në N.Q.P Aleksandar Stojkovski dhe N.P Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Marjan Mitevski.

Nga qyteti i Shkupit thonë se UD drejtorët e rinjë do të kenë detyrimin dhe përgjegjësinë që në 6 muajt e ardhshëm të zbatojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e ndërmarrjeve publike në periudhën në vijim nga aspekti i përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat