Edhe gjashtë muaj burg për Aleksandar Vasilevskin – Ninxhan

Maqedonia

Edhe gjashtë muaj burg për Aleksandar Vasilevskin – Ninxhan

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 22:23
Aleksandar Vasilevski – Ninxha

Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili është i dënuar me burg për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill, mori edhe një dënim të ri me burg prej gjashtë muaj pasi para Gjykatës Themelore Penale në Shkup e ka pranuar fajin se kishte ndihmuar arratisjen e dy personave.

Nga Gjykata Penale për AIM konfirmojnë se Vasilevski-Ninxha është dënuar me gjashtë muaj burg pasi e ka pranuar fajin për veprën penale “ndihmë të kryerësit të veprës penale”, pa precizuar se për kë bëhet fjalë.

Bëhet fjalë për aktvendim të shkallës së parë, për të cilin palët kanë të drejtë ankese për masën e dënimit.

Ninxha, sipas shkrimeve të disa mediave, ka ndihmuar gjatë arratisjes ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtorit të tij Nikolla Boshkovski, të cilët janë dënuar në lëndën për përgjimin masiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat