Gjobiten 128 shoferë në Shkup

Maqedonia

Gjobiten 128 shoferë në Shkup

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.09.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 masa.

Nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë të lejuar, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 7 masa për përdorim të celularit, nëntë masa për kalim sinjali të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për shofer fillestar, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës…”, njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat