Familja ka identifikuar trupin e 22-vjeçarit nga Kumanova

Maqedonia

Familja ka identifikuar trupin e 22-vjeçarit nga Kumanova

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Pas u gjet sot trupi i 22-vjeçarit nga Kumanova në afërsi të kazermës “Erebin” familja e ka identifikuar dhe ka njohur trupin e Erdon Ramadanit.

“Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt të E.R. Ekzaminim është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë të trupit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Ditët e fundit në kërkim të të riut nga Kumanova kanë marrë pjesë përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë vullnetarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat