Arrestohen dy vajza nga Shkupi, kanë plaçkitur një person në Shkup

Maqedonia

Arrestohen dy vajza nga Shkupi, kanë plaçkitur një person në Shkup

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:48
Ilustrim

Dy vajza nga Shkupi janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi të njëjtat paraprakisht janë raportuar se kanë kryer plaçkitje ndaj një 26-vjeçari nga Shkupi.

Të njëjtat përveç se i kanë marrë para të riut nga Shkupi edhe e kanë plagosur.

“Me datë 01.10.2022 rreth orës 18:00, në rajonin e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Njësiti Intervenues në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.D.(23) dhe Xh.I.(22), femra, të dyja nga Shkupi, për shkak se në ora 15:56 në SPB-Shkup R.B.(26) nga Shkupi ka raportuar se rreth lumit Vardar, në afërsi të objektit të MTV-së i janë marrë para dhe është plagosur me një send të mprehtë.

Pas kontrollit tek të raportuarat është gjetur një thikë dhe para”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat