Tre komisione të njëpasnjëshme do të mbajë sot Komisionit ligjvënës-juridik në Kuvendin e RMV-së

Maqedonia

Tre komisione të njëpasnjëshme do të mbajë sot Komisionit ligjvënës-juridik në Kuvendin e RMV-së

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:36
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e RMV-së sot tre seanca të njëpasnjëshme do të mbajë Komisioni ligjvënës-juridik.

Në rendin e ditës të seancës së 86-të të mbetur për shqyrtim janë propozim-ligjet për ilaçet, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, për procedurën gjyqësore dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari inovative.

Në rendin e ditës të seancës së 90-të janë propozim-ligjet për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, për avokatinë dhe për ndryshime dhe plotësime të Kodit penal.

Në rendin e ditës të seancës së 147-të, anëtarët e komisionit duhet të diskutojnë për propozim-ligjet për mbrojtjen e konsumatorit, me procedurë të shkurtuar, për kërkesat teknike për produktet dhe çmimin e konformitetit, për inspektimin financiar në sektorin publik, për zooteknikën, si dhe si për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontrollin kufitar dhe për ndryshimin e Ligjit për disiplinë financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat