Grubi: Do të ketë ndryshim në Qeveri, Milevski do të zëvendësohet nga Penov

Maqedonia

Grubi: Do të ketë ndryshim në Qeveri, Milevski do të zëvendësohet nga Penov

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:31
Artan Grubi

Do të ketë ndryshim në Qeveri, në vend të Goran Milevski i cili dha dorëheqje, PLD-ja propozoi Risto Penovin për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, tha sot zv. kryeministri Artan Grubi, duke shtuar se çdo ndryshim tjetër mbetet për të vendosur liderët e partive politike.

“Nuk jam unë ai që vendos, jam ai që zbatoj. Unë jam në Qeveri për të zbatuar, jo për të menduar për këto çështje. Është dikush që mendon për ato çështje, është kryetari i partisë, organet e partisë, që marrin vendimet. Unë i zbatoj ato vendime”, tha Grubi gjatë vizitës së tij në Strugë.

Duke komentuar takimin e Blerim Bexhetit dhe Izet Mexhitit, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” me deputetin e pavarur Kastriot Rexhepi dhe nëse ka mundësi të humbasë shumicën parlamentare, Grubi u përgjigj se vendit i duhet një shumicë parlamentare e qëndrueshme dhe përgjegjësia e të gjithë atyre që duhet të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat