Bogovinë: Uji në Pallçisht i papijshëm, banorët në protesta

Maqedonia

Bogovinë: Uji në Pallçisht i papijshëm, banorët në protesta

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 19:39
Vullnet Akiki

Banorët e Pallçishtit të komunës së Bogovinës protestuan sot duke bllokuar rrugën në hyrje dhe dalje të këtij fshati, në këtë mënyrë shprehen revoltën e tyre pasi siç thonë nuk kanë ujë të pijshëm në këtë fshat.

“Arsyeja e protestës së sotme është se fshati Pallçisht është mashtruar nga komuna e Bogovinës dhe sidomos nga kryetari i komunës Besnik Emshiu, ne vuajmë për ujin, uji është elementi kryesor për mbijetesën e njeriut, ujë nuk kemi. Në korrik, kur u mbajt një tjetër protestë, kryetari i bashkisë tha se është çështje ditësh dhe sot është çështje muajsh, ne vuajmë për ujin”, tha Vullnet Akiki.

Akiki thotë se kanë bërë analizat për këtë muaj dhe sipas tij ka rezultuar se uji fshatit nuk është i pijshëm.

Reklama

“Punonjësit e ndërmarrjes komunale kanë dalë me deklaratë se uji i Pallçishtit është i pijshëm, analiza e fundit për këtë muaj është se uji nuk është i pijshëm, dikush duhet të përgjigjet për këtë mashtrim. Ne si banorë të fshatit Pallcisht jemi organizuar që kjo protestë të vazhdojë, pas kësaj jave do të dalim në grevë i gjithë fshati, asgjë nuk do të funksionojë në fshatin Pallçisht”, tha Vullnet Akiki.

Banorët thonë se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa siç thonë të gjendet zgjidhje për ujin e pijshëm, dhe të përmbushen premtimet e bëra nga kryetari i komunës së Bogovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat