Mickoski: Koha është që t’i ndihmojmë qytetarët, kemi plan për tejkalimin e krizës energjetike

Maqedonia

Mickoski: Koha është që t’i ndihmojmë qytetarët, kemi plan për tejkalimin e krizës energjetike

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:39
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, në të cilën biseduan për krizën energjetike, tha se si parti janë këtu për të ndihmuar qytetarët që të tejkalohet kriza energjetike.

Mickoski tha se nuk ka plan vetëm për këtë dimër, por edhe për vitin e ardhshëm se si ta tejkalojmë këtë krizë.

“Vetëm 500 familje në Shkup sot në mëngjes janë zgjuar me radiatorë të nxehtë, që do të thotë se puna është katastrofike. Si OBRM-PDUKM vlerësojmë se është e nevojshme të ndihmohet. Kemi biseduar me Odat dhe biznesin, komunikojmë çdo ditë me qytetarët.

Kërkuam takim zyrtarë me Qeverinë. Dje morëm përgjigje se Kovaçevski do na pranojë, sepse nuk ka të bëjë vetëm për këtë dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Vlerësojmë se duhet të ndihmohen qytetarët”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat