Jazhinca ende pa mjek, ministri Sali: Përpjekjet janë të pasuksesshme

Maqedonia

Jazhinca ende pa mjek, ministri Sali: Përpjekjet janë të pasuksesshme

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pohon se disa herë është përpjekur të gjejë mjek për në ambulancën në Jazhincë të Tetovës, po pa sukses!

Në fakte disa herë kam tentuar që të gjej kuadro që të jenë të punësuar atje apo të angazhuar për të ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë banorët që jetojnë në rrethinën e Jazhincës, por për fat të keq për shkak të modelit të financimit të asaj ambulante që është në bazë të kapitacionit, mjekët rinj nuk kanë pranuar atje dhe të regjistrojnë kapitacionin mjekët e rinj nuk kanë arritur të regjistrojnë pacientë për të arritur një numër të caktuar për funksionalizmin e asaj ambulante”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Sipas Salit, ky nuk është rasti i vetëm, për shkak se në 10 vitet e fundit shumë mjekë janë pensionuar, ndërsa të rinjtë nuk duan të punojnë në zonat rurale.

Deri sa behët pensionimi i mjekëve të vjetër edhe angazhimi i mjekëve të rinj, interesimi për të themeluar një institucion primar ka rënë në nivelin shumë të ulët, por deri sa shohim kësi lloj vështirësie ne e kemi patjetër si ministri, si kreator i politikave shëndetësore, të ndryshojmë modelin e financimit”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Jazhinca ka 30 vjet pa shërbim shëndetësor. E ka objektin e ambulancës, por nuk ka mjek amë, ndërsa banorët detyrojnë të udhëtojnë drejt fshatrave të tjerë ose mbi 35 kilometra për të shkuar në Tetovë për mjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat