OBRM-PDUKM: Propozim-buxheti i vitit 2023 është jorela, inflacionist dhe shpërdorues

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Propozim-buxheti i vitit 2023 është jorela, inflacionist dhe shpërdorues

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 17:26
OBRM-PDUKM

Historikisht më i lartë, joreal, inflacionist dhe tullumbace e fryrë, që është çështje kohe kur do të shpërthejë. Kështu e ka cilësuar kryetari i Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet, Bojan Stojanoski e ka kualifikuar Propozim-buxhetin për vitin 2023, të cilin e elaboroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Stojanoski u paraqit i pari për të marrë fjalën në seancën e sotme të Komisionit, pika e vetme në rendin e ditës të së cilës është Propozim-buxheti për vitin 2023, pasi Besimi i bëri të ditur projeksionet e parashikuara.

Megjithatë, siç tha Stojanoski, OBRM-PDUKM-ja do të marrë pjesë në debatin për buxhetin me qëllim dhe dëshirë për të ndihmuar.

“Kemi inflacion historikisht më të lartë, borxhin publik më të lartë, çmimet enorme të produkteve ushqimore bazë, çmimet treshifrore të karburanteve, energji elektrike që rritet çdo gjashtë muaj, paga më të ulëta në rajon, rritje më të ulët ekonomike, varfëri, mungesë të perspektivës dhe dëshpërim. Ne jemi një shtet familjet e të cilit mund të lejojnë vetëm një vakt në ditë dhe jemi në vendin e dytë sipas indeksit të mjerimit në Evropë. Qeveria thotë se ka hequr dorë nga shpenzimet joproduktive, por e vërteta është se në vend po ndodh një katastrofë ekonomike. Për shpenzim, Qeveria ka miratuar shpenzime prej 5,3 miliardë euro, që e bën buxhetin deri tani më represiv, më të gjerë dhe më shpërdorues në historinë e shtetit”, theksoi Stojanoski duke i elaboruar në detaje akuzat e tij.

Ai u përqendrua edhe në tatimet, por edhe në investimet kapitale të planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat