ASH: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Maqedonia

ASH: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:29
Ilustrim

Aleanca për Shqiptarët kërkesën e gjykatëses Dijana Gruevska për super ekspertizë për aksidentin në Llaskarcë e vlerëson si veprim për të zvarritur procedurën gjyqësore dhe për t’u mbrojtur të akuzuarit në këtë rast.

Nga kjo parti apeluan deri te organet e drejtësisë që ky rast të marrë epilog sa më shpejt ndërkaq theksuan nevojën e vetingut në gjyqësor.

“Sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave të tragjedisë së Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me anulimin më banal, se nuk është kryer super ekspertiza.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo super ekspertizë është e shpikur për të shtyrë seancën dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe të gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbush 1 vit nga tragjedia me autobusin e Besa Transit në Bullgari, as ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit.

Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i jap fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre, këto raste skandaloze e bëjnë të domosdoshëm vetingun dhe reformën rrënjësore në gjyqësor, prokurori dhe në organet e tjera të sistemit shtetëror”, deklaroi Adnan Neziri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat