ASH: Gjykatat “Sfarovski-LuisViton”, avokatë të krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

ASH: Gjykatat “Sfarovski-LuisViton”, avokatë të krimit dhe korrupsionit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “LuisViton”, tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit.

“Sot, njëri nga të akuzuarit për vepra më të rënda kriminale dhe korruptive, Sasho Mijallkov, shpëtoi nga tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend.

Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku gjykatat themelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështu të zvarriten proceset pafundësisht”, theksojnë nga ASH.

Nga atje thonë se kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa shtojnë se vendit i duhet një mision ndërkombëtarë që do të zbatojë reformë të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat