Shkup: Janë shqiptuar 147 sanksione, 11 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Shkup: Janë shqiptuar 147 sanksione, 11 për vozitje të shpejtë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 11 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për parakalim dhe parakalim të paligjshëm.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat