LSDM: Kaos me transportin në Shkup, OBRM-PDUKM ka krijuar katastrofë

Maqedonia

LSDM: Kaos me transportin në Shkup, OBRM-PDUKM ka krijuar katastrofë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:01

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dalë me akuza ndaj Danella Arsovskas dhe OBRM-PDUKM-së për kaosin me transportin publik në Shkup.

Nga kjo parti thonë se paaftësia e OBRM-PDUKM-së e ka sjellë në kolaps transportin publik në Shkup.

“Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek. Përshkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së OBRM-PDUKM-së, Shkupi për herë të parë në histori ngeli pa transport publik. NQP po fundoset në borxhe”.

“Derisa transporti publik është në kaos dhe nuk janë askund autobusët e rinj që OBRM-PDUKM dhe Arsovska i premtuan, e as që ka fabrikë për autobusë elektrik që kryetari shpic Mickoski i paralajmëroi. Arsovska vitin e kaluar i fitoi zgjedhjet lokale pikërisht përshkak premtimeve për transport publik. Ajo premtoi transport të shpejtë, efikas dhe falas për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat