Onishçenko: Të gjitha dokumentet me të cilat kam marrë shtetësinë e Maqedonisë janë të ligjshme

Maqedonia

Onishçenko: Të gjitha dokumentet me të cilat kam marrë shtetësinë e Maqedonisë janë të ligjshme

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:59
Biznesmeni kontrovers ukrainas Oleksandar Onishçenko

Biznesmeni kontrovers ukrainas Oleksandar Onishçenko sot deklaroi se të gjitha dokumentet me të cilat ka marrë nënshtetësinë maqedonase janë të ligjshme.

Onishchenko për “Sitel” thotë se në asnjë moment nuk ka përdorur dokumente false dhe reagimi i tij vjen pasi qeveria e Maqedonisë filloi procedurën për heqjen e shtetësisë së tij.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk është përgjigjur nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për rastin, përveç personave tashmë të suspenduar nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Ai tha se nuk guxojnë të prezantohen informatat nga seanca me dyer të mbyllura, ku u referua personi i parë i ASK-së, Viktor Dimovski.

Onishçenko poashtu është në listën e zezë të SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat