Osmani-Nuland: OSBE mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme

Maqedonia

Osmani-Nuland: OSBE mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
Osmani-Nuland

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, në margjinat e Takimit Ministror të OSBEs-së, realizoi takim me Victoria Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, njoftojnë nga MPJ.

Osmani dhe Nuland, theksojnë nga atje, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së të cilat vazhdimisht pasurohen e në veçanti iu referuan rezultateve të para konkrete Dialogut Politik të mbajtur së fundmi.

Në kuadër të OSBE-së, Osmani e informoi Nuland për prioritetet e presidencës së ardhshme, me çka theksoi se përveç luftës në Ukrainë, si prioritet numër një, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe rajoneve të tjera të krizës, duke i forcuar më tej misionet paqëruajtëse të OSBE-së në terren.

“OSBE mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, për qetësimin e tensioneve, forcimin e parashikueshmërisë dhe revitalizimin e kanaleve të komunikimit dhe dialogut. Të gjitha palët duhet ta njohin dhe plotësisht ta shfrytëzojnë potencialin e kësaj platforme”, theksoi Osmani.

Osmani mes tjerash, paralajmëroi koordinim të ngushtë me ShBA-në, si dhe me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse të OSBE-së, gjatë realizimit të aktiviteteve në vitin e ardhshëm, për t’iu dalë në ndihmë kategorive më të ndjeshme të njerëzve./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat